Prokuroria jep detaje rreth rastit ku një person sulmoi fizikisht tri vajzat në Prishtinë

Prokuroria jep detaje rreth rastit ku një person sulmoi fizikisht tri vajzat në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm ka njoftuar se pas veprimeve të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës, është arrestuar dhe ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personi me inicialet L.V., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 të KPRK-së dhe “Ngacmimi seksual”, nga neni 183 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Rasti ka ndodhur më 1 shtator 2021, në Rr. “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë, rreth orës 19:00, ku i dyshuari i lartcekur ka sulmuar me grushte dhe një mjet të fortë tri vajza”, njofton Prokuroria.

Prokuroria ka njoftuar se ka inicuar hetime edhe ndaj një personi të përfshirë në këtë rast, në drejtim të veprës penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, nga neni 380 të KPRK-së, që do të trajtohet në procedurë të rregullt.

“Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave”, përfundon njoftimi i Prokurorisë.

Shpërndaje në: