Prokuroria kërkon paraburgim për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje

Prokuroria kërkon paraburgim për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje

Prokuroria kërkoi paraburgim për shtatë deputetët e arrestuar të Vetëvendosjes. Deputetët Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla u arrestuan ditën e djeshme nën dyshimin se hodhën gaz lotsjellës në seancën e Kuvendit.

Ata gjatë seancës së datës 21 mars në Kuvendin e Kosovës janë përjashtuar me vendim të Kryesisë së Kuvendit, pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.

Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje në një reagim ka kërkuar lirimin e tyre./Periskopi/

Shpërndaje në: