Prokuroria kërkon paraburgim për shoferin e autobusit për aksidentin fatal në Podujevë

Prokuroria kërkon paraburgim për shoferin e autobusit për aksidentin fatal në Podujevë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar 30 ditë paraburgim për shoferin e autobusit që dje u përfshi në një aksident me fatalitet ku humbën jetën dy persona.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, ka konfirmuar për Gazetën Express kërkesën drejtuar gjykatës kompetente.

“Më 29.07.2022, prokurori i çështjes ka paraqitur kërkesë për caktim të paraburgimit në gjykatën kompetente ndaj të pandehurit F.I., shofer i autobusit, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” (me fatalitet), sipas KPRK-së”, tha ajo.

Aksidenti tragjik ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit, ku një çift mërgimtarësh që po vinin nga Sllovenia në Kosovë për pushime, ka gjetur vdekjen. Aksidenti ndodhi mes një autobusi dhe veturës, ku ndodheshin katër anëtarë të familjes Sopaj nga Malisheva.

Kryefamiljari Shemsedin Sopaj, i moshës 36-vjeçare dhe bashkëshortja e tij 35-vjeçare, identiteti i së cilës s’është bërë i ditur ende, vdiqën, e dy fëmijët të moshës 4 dhe 5-vjeçare morën lëndime të rënda.

 

Shpërndaje në: