Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit për Nuredin Lushtakun

Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit për Nuredin Lushtakun

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit për ish-deputetin, Nuredin Lushtakun dhe dy të tjerë, të dyshuar në rastin e plagosjes së dy policëve në Skenderaj.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Ai tha se prokurorja e rastit, ka propozuar vazhdimin e masës së paraburgimit për personat që gjenden në paraburgim për këtë rast.

Shpërndaje në: