Prokuroria konfirmon të kaluarën kriminale të Dardan Krivaqa: Ka kryer vjedhje e rrahje

Prokuroria konfirmon të kaluarën kriminale të Dardan Krivaqa: Ka kryer vjedhje e rrahje

Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares nga Ferizaj, është person i njohur për policinë e prokurorinë në këtë komunë.

Ai përveç rastit tragjik të së dielës ka qenë i përfshirë edhe në vepra të ndryshme penale.

Gazeta Insajderi, merr vesh se Krivaqa ka vepra të ndryshme penale përfshirë “Vjedhje e rëndë”, “Lëndim i lehtë trupor” “Kanosje”, “Lëndim i rëndë trupor”.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin, Prokuroria Themelore e Ferizajt duke thënë se Dardan Krivaqa është recidivist i veprave të ndryshme penale.

“Referuar kërkesës tuaj për të dhëna, ju njoftojmë se pas verifikimit në regjistrat tanë, personi në fjalë (D.K) është recidivist i veprave të ndryshme penale si “Vjedhje e rëndë”, “Lëndim i lehtë trupor” “Kanosje”, “Lëndim i rëndë trupor” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhen në përgjigjen e Prokurorisë së Ferizajit.

Dardan Krivaqa, është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuari kryesor për vdekjen e Marigona Osmani, 18 vjeçare nga komuna e Ferizajt.

Gazeta Insadjeri, mëson se Krivaqa ka qenë djalë problematik në Ferizajt dhe ka pas disa raste kur është përfshirë në rrahje dhe therje me thikë në qytet.

Madje për të kanë shkruar edhe bashkëmoshatar nga shkolla e mesme duke thënë se “ia kanë pas frikën”.

Rasti i rëndë ka ndodhur të dielën rreth orës 15:00, ku dy të dyshuarit Arbër Sejdiu i cili tashmë është arrestuar dhe Dardan Krivaqa që gjendet në arrati kanë dërguar në spitalin e Ferizajt viktimën Marigona Osmani pa shenja jete dhe kanë ikur nga spitali.

Pas kësaj, policia ka identifikuar personat në fjalë përmes kamerave të sigurimit kur dhe i ka dërguar fotografitë në pikat kufitare dhe drejtoritë e Policisë së Kosovë.

Aktualisht, Dardan Krivaqa është në arrati dhe Policia e Kosovës, po kërkon edhe ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij.

 

Shpërndaje në: