Prokuroria lë të lirë hajnin nga Shqipëria

Prokuroria lë të lirë hajnin nga Shqipëria

Nexhat Januzi nuk ka besuar kur ka dëgjuar se personi, i cili një ditë më parë kishte tentuar t`i hynte në shtëpi për të vjedhur, ishte liruar në procedurë të rregullt, shkruan sot Koha Ditore.

Ai, bashkë me vëllezërit të hënën e javës së kaluar, rreth orës 3:00 të mëngjesit kishin vërejtur saktësisht tre persona, të cilët kishin kapërcyer murin e shtëpisë dhe i ishin afruar derës, në fshatin Barilevë të Prishtinës.

Me të dalë në oborr, këta persona kishin tentuar të iknin, dhe disa metra larg shtëpisë u ishte përmbysur vetura. Prej aty, kishin ikur në këmbë. Pasi Januzi e kishte lajmëruar policinë, vetura ishte konfiskuar dhe dërguar në stacion policor. Ajo kishte pasur targat e Shqipërisë.

 

 

Shpërndaje në: