Prokuroria: Ndalohet për 48 orë mësuesi prizrenas që dyshohet për pedofili

Prokuroria: Ndalohet për 48 orë mësuesi prizrenas që dyshohet për pedofili

Prokuroria Themelore në Prizren bën të ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar  për 48 orë mësuesi i cili akuzohet për pedofili, dhe që u gjet nga emisioni “Piranjat”  i ABC News.

“I dyshuari F.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” nga neni 231 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

“Ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdoj me procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

 

Shpërndaje në: