Prokuroria në Ferizaj jep detaje për aksionin në Shtërpcë
Policia e Kosovës ka nisur një aksion për sekuestrimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegalen në Shtërpcë.
Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga Prokurori në Ferizaj, Rasim Maloku, i cili është shprehur se janë duke e zbatuar një urdhëresë të gjykatës për kontroll dhe sekuestrim të dokumentacionit në objektin e strukturave ilegale.
“Jemi duke e zbatuar një urdhërese të gjykatës për kontroll dhe sekuestrim te dokumentacionit dhe pajisjeve ne objektin e strukturave ilegale”, është shprehur Maloku.