Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj qytetarit që shmangu tatimin, duke kursyer mbi 80 mijë euro

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj qytetarit që shmangu tatimin, duke kursyer mbi 80 mijë euro

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj një qytetari, i cili nuk i ka përfshirë të ardhurat e tij  të sakta, me qëllim të shmangies së tatimit dhe pagesën e të ardhurave nga qarkullimi.

Pas gjithë kësaj kohe, i akuzuari A.B nuk ka kontriubuar në buxhetin e shtetit, duke kursyer 80 mijë e 695 euro.

“Me këto veprime i pandehuri A.B., ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 paragrafi 3 dhe paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Shpërndaje në: