Prokuroria Speciale e hedh poshtë kallëzimin penal ndaj Selim Selimit dhe Nehat Thaqit

Prokuroria Speciale e hedh poshtë kallëzimin penal ndaj Selim Selimit dhe Nehat Thaqit

Prokuroria Speciale ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj Selim Selimit dhe Nehat Thaqit

Lajmin për vendimin për hedhjen e kallëzimit penal e ka konfirmuar prokurori special, Milot Krasniqi.

Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës (PSRK) ka hedhur poshtë kallëzimin penal të ngritur nga zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë (MD) ndaj Selim Selimit dhe Nehat Thaçit në prill të këtij viti, me pretendimin se kishin keqpërdorur pozitat zyrtare për t’i sjellë përfitim personit juridiko-privat.“Po, e kemi trajtu rastin, arsyeja e hedhjes është se veprime e të dyshuarve nuk ka elemente të veprës penale për të cilat është ba kallëzimi penal e as për ndonjë vepër tjetër, e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare”, ka thënë prokurori Krasniqi për ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Lajmi për ngritjen e kallëzimit penal ndaj ish-ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi dhe drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Nehat Thaçi, ishte bërë publik në rrjetin social “Facebook” nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Në lidhje me këtë, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili kishte publikuar lajmin për ngritjen e këtij kallëzimi penal, ka hezituar të komentojë lajmin për hedhjen e së njëjtit.

“Nuk jam në Kosovë, nuk kam njohuri. Nuk e di çka shkruan në atë aktvendim”, ka thënë ai.

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar edhe me ish-drejtorin e përgjithshëm të SHKK-së, Nehat Thaqi, i cili ka thënë se nuk ka njohuri për këtë vendim, prandaj edhe nuk mund të komentojë pa e lexuar.

Shpërndaje në: