Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj K.P.-së për ‘shtytje në kryerjen e veprave terroriste’

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj K.P.-së për ‘shtytje në kryerjen e veprave terroriste’

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë kundër K.P., i cili dyshohet për veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Prokuroria Speciale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet K.P.  I pandehuri K.P., akuzohet për kryerjen e veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 134 të KPRK-së dhe “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste në vazhdim” nga neni 134 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, bëhet e ditur në njoftim.

Shpërndaje në: