Prokuroria Speciale po e bën Thaçin nga hero në kryehero

Prokuroria Speciale po e bën Thaçin nga hero në kryehero

Loja e Prokurorisë Speciale të Hagës duke e sulmuar heroin e Kosovës, Hashim Thaçi, me apo pa dashje po e kthen atë në kryehero. Në kohën kur ishte ftuar në Shtëpinë e Bardhë, presidenti kosovar u sulmua me një “fletë-rrufe”, siç e quajti kryeministri Edi Rama, dhe tani ai po niset drejt Hagës.

Më parë ishte dhe një hero tjetër, një kryekomandant lufte dhe trimërie, Ramush Haradinaj. Dhe fitoi!

Sikurse do kthehet fitimtar nga Haga edhe Hashimi. Do mbrojë UÇK-në, e cila i dha lirinë Kosovës.

Gjykata Speciale ishte një gabim dhe fyerje që i bënë Kosovës, por dhe nuk duhej ta pranonin në asnjë mënyrë liderët e Kosovës, dikur. Sepse në Serbi nuk ka gjykatë të tillë, aq më tepër kur dihet se serbët ishin masakruesit, e tani Haga për lojëra momentale politike akuzon Thaçin dhe Veselin.

Por kur njeriu është i pastër dhe ka luftuar për popullin atë mund ta ndalojnë, përkohësisht, por e kthejnë në kryehero.

Ndaj Thaçi të shkojë kryelartë në Hagë, të flasë sy më sy me atë që shkruan fletë-rrufenë dhe pasi t’i ketë mposhtur në fakte, logjikë, e durim, do të kthehet ne Atdhe fitimtar. Si një Ramush i dytë!

Nëse Thaçi do të ikte nga politika siç pati thënë, tani nuk ikën më.

Do kthehet si Kryehero!

Shpërndaje në: