Prokuroria Speciale shënjestron dy raste të reja për shpëlarje parash e krim të organizuar

Prokuroria Speciale shënjestron dy raste të reja për shpëlarje parash e krim të organizuar

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, ka mbajtur të premten takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda, ku kanë shënjestruar dy raste të reja me një numër të madh të personave të përfshirë në vepra të ndryshme penale.

Rasti i parë i shënjestruar, sipas njoftimit nga Prokuroria Speciale, është i koduar “JIMI”, në të cilin janë të përfshirë disa persona për veprat penale “Shpëlarja e parave’’.

“Prokuroria Speciale ka propozuar për konfiskim të përhershëm të dy automjeteve të cilat janë sekuestruar nga të pandehurit në vendin e ngjarjes, të kartëmonedhave në shumë prej 125.240 euro, si dhe të celularëve nga të pandehurit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në rastin e dytë, i cili është i koduar me emrin “KAMERA”, janë të përfshirë disa persona, për veprat penale bazë ‘’Krim i organizuar’’.

Shpërndaje në: