Prokuroria tregon arsyen e mjekut të QKUK-së Sabit Sllamniku

Prokuroria tregon arsyen e mjekut të QKUK-së Sabit Sllamniku

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ortopedi i QKUK’së, Sabit Sllamniku, është arrestuar për marrje të ryshfetit.

Ai dyshohet se ka marrë ryshfet me qëllim t’i kryej vlerësimin e shkallës së invaliditetit të dëmtuarit.

“Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprime në mënyrë urgjente, duke autorizuar policinë për zbatimin e tyre, me aprovim të gjykatës kompetente, ashtu që ka lëshuar urdhëresë të përkohshme për zbatimin e masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, si dhe simulimin e veprës penale, i cili është kryer me dhënien e mjeteve monetare të dyshuarit, me ç’ rast ka rezultuar deri te arrestimi i tij në flagrance”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Shpërndaje në: