Prokuroria: Vonesa e operacionit çoi në vdekjen e mësueses

Prokuroria: Vonesa e operacionit çoi në vdekjen e mësueses

Të mërkurën edhe doktoresha Vjollca Kosumi, mjeke në Gjinekologjinë e Gjilanit, është arrestuar në lidhje me vdekjen e dyshimtë të mësueses, Arbenita Spahiu. Pos saj, janë arrestuar edhe mjeket Maxhide Shaqiri dhe Hamide Zeqiri. Bashkëshorti i të ndjerës thotë se nga fillimi ka dyshuar për neglizhencë mjekësore

Një emër të shkurtër e që nuk preferon të publikohet, i ka vendosur Anton Spahiu foshnjës që i solli në jetë bashkëshortja e tij, mësuesja 27-vjeçe Arbenita Spahiu, që vdiq vetëm dy orë pas lindjes së bebes më 3 mars të këtij viti.

Arrestimi i tri mjekeve të Spitalit të Gjilanit, ka forcuar bindjet e bashkëshortit Spahiu, se një nga shkaqet që çoi në vdekjen e bashkëshortes së tij në moshë të re, ishte edhe neglizhenca mjekësore.

Ekskluzivisht për “Zërin”, Spahiu ka treguar se pak orë para lindjes është dëgjuar për herë të fundit në telefon me bashkëshorten e tij të ndjerë.

“Herën e fundit kur u dëgjova me të, më përmendi punën e emrit për djalin. I thashë do të shohim…”, rrëfen ai i mërzitur.

Spahiu ka treguar se tashmë djalin e ka marrë në shtëpi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Motra e Arbenitës ka qenë vazhdimisht në spital. Në orën 8 e 30 unë isha në punë dhe ajo më mori në telefon. Më tha që u krye mirë lindja dhe mirë ishin edhe gruaja edhe djali”, rrëfen ai.

 

 

Shpërndaje në: