Pronarët e rinj skandalozë: Newcastle iu tregon fansave se si të vishen në stadium

Pronarët e rinj skandalozë: Newcastle iu tregon fansave se si të vishen në stadium

Pronarët e rinj të Newcastle United nuk ishin ndjerë të ofenduar nga fansat që kishin festuar shitjen e klubit te ta duke veshur rroba arabe. Sidoqoftë, ata do të donin që këta të fundit të mos e bënin një gjë të tillë.

Në një komunikatë të lëshuar gjatë ditës së djeshme, klubi ka kërkuar “me gjentilesë nga tifozët që të ndalen së veshuri rroba tradicionale arabe apo të inspiruara nga Lindje e Mesme që mbulojnë kohën në ndeshje nëse nuk i veshin ato zakonisht”.

Ndeshja e zhvilluar në shtëpi kundër Tottenhamit ishte e para në 14 vjet në të cilën ky klub nuk ishte në duart e Mike Ashleyt.

Ashley është zëvendësuar nga ata që tashmë shihen si pronarët dukshëm më të pasur të një klubi në botë, Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite, raporton The Gurdian, përcjell Periskopi.

Shumë tifozë e kanë protestuar këtë komunikatë duke thënë që askush nuk mund t’ju tregonte se si të visheshin derisa i kanë përmendur rekordin e zi të Arabisë Saudite në të drejtat e njeriut.

Së fundi, klubi që është në duart e sauditëve ka shkarkuar trajnerin Steve Bruce. /Periskopi

Shpërndaje në: