Pronari i fanellës me të cilën Maradona shënoi golin ‘Dora e Zotit’, refuzon ta shesë edhe për 2 milionë euro

Pronari i fanellës me të cilën Maradona shënoi golin ‘Dora e Zotit’, refuzon ta shesë edhe për 2 milionë euro

Fanella e famshme me të cilën Diego Maradona shënoi golin legjendar ‘Dora e Zotit’ kundër Anglisë në Kupën e Botës më 1986, nuk do të shitet, sipas pronarit Steve Hodge.

Ish-mesfushori i Anglisë, Hodge u ndesh me Maradonën në përballjen famëkeqe në Kupën e Botës, ku ‘Tre Luanët’ u mposhtën nga Argjentina, pasi sulmuesi legjendar shënoi dy golat më të famshëm të të gjitha kohëve.

Qartazi i pa ndikuar nga mënyra se si Maradona udhëhoqi Kombëtaren e vet drejt triumfit, Hodge ndërroi fanellat me të pas ndeshjes dhe e ka mbajtur atë që nga atëherë, transmeton Periskopi.

Image

Maradona vdiq javën e kaluar fatkeqësisht dhe sipas Hodge, kjo rezultoi që ai të vërshohej nga njerëzit dhe mediet të vendosur për ta marrë fanellën.

Diego Maradona's famous hand of god goal

”Njerëzit më kanë trokitur në derë non-stop dhe telefoni nuk më është ndalur, teksa më kanë telefonuar të gjitha radio stacionet dhe televizionet e mundshme, madje edhe ato të huajat,” tha Hodge.

”Ka qenë periudhë e parehatshme për mua dhe aspak e mirë. Kam parë artikuj në internet ku thuhej se unë kërkoja një milion ose dy dhe se po e mbaj për para.

Image

”E gjej mungesë respekti këtë dhe krejtësisht të gabuar.”

Fanella raportohet se është vlerësuar të kushtojë dy milionë, mirëpo Hodge insiston se nuk e ka ndërmend ta shesë.

”E kam mbajtur për 34 vite dhe asnjëherë nuk jam munduar ta shes. Më pëlqen ta kem. Ka vlerë të jashtëzakonshme sentimentale,” shtoi Hodge. ”Nuk është për shitje. Nuk po mundohem ta shes.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: