Pronari i hotelit bllokon një shirit të magjistrales Prishtinë-Mitrovicë, proteston pse s’u ndihmua gjatë pandemisë

Pronari i hotelit bllokon një shirit të magjistrales Prishtinë-Mitrovicë, proteston pse s’u ndihmua gjatë pandemisë

Pronari i “Hotel Kalasë” proteston duke mbyllur me veturë dhe frigorifer një shirit rrugor të magjistrales Prishtinë-Mitrovicë

Paknaqësinë e tij kundër organeve shtetërore po e shpreh duke bërë mbylljen e një shiriti rrugor të magjistrales Vushtrri-Mitrovicë.

Kjo po bëhet pas një reagimi të djeshëm ku pronari i Hotel Kalasë kishte hedhur kritika në drejtim të organeve përgjegjëse për atë që siç thotë ai mos-ndihmën e tyre për biznesin e tij, të cilën e ai dje e deklaroi si të mbyllur përshkak të pamundësisë së disa pagesave të energjisë elektrike, shkruan vushtrriaonline.

Pronari në fjalë sot ka vendosur që një shirit rrugor ta bllokoj duke vendosur një karrige dhe veturë thonë burime të vushtrriaonline.

Beka që është pronar i Hotel Kalasë ka thënë se në biznesin e tij do të mbesin të papunë rreth 22 punëtorë si pasojë e pamundësisë për të kryer disa obligime të shkaktuara nga humbjet në dy muajt e fundit.

Nga pamjet e siguruara shihet një veturë në mes të rrugës dhe një frigorifer.

Shpërndaje në: