Pronari: Krenaria ndërkombëtare e Prishtinës u dizajnua nga Përparim Rama “pa asnjë cent”

Pronari: Krenaria ndërkombëtare e Prishtinës u dizajnua nga Përparim Rama “pa asnjë cent”

Analisti Dardan Islami ka treguar se bari që zotëronte dikur i përfolur në revistat më prestigjioze ndërkombëtare për stilin unik, Hamam Bar, është dizajnuar “pa asnjë cent” nga arkitekti tanimë kandidat për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.

Hamam Jazz Bar është përmendur në shumë e shumë konkurse ndërkombëtare për arkitekturën unike.

Dhe e gjithë kjo punë, duket se është bërë “pa asnjë cent”, përcjell Periskopi.

Dardan Islami ka njoftuar opinionin se Përparim Rama ka shpenzuar shumë para e shumë kohë edhe për memorialin e Adem Jasharit në Prekaz, por që fatkeqësisht nuk ishte përkrahur nga institucionet vendore.

“Perparimi edhe kur u be i sukseshem ne Londer nuk u tjetersua dhe nuk u asimilua, por vetem u lidh me shume me Kosoven duke e hap keshtu zyren ne Prishtine  qe nga viti 2004  ku ai punesoi shume arkitekt!” – shkruan z. Islami.

Ai ka mbështetur kandidaturën e Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës.

Statusi i plotë:

Perparim Rama e dizajnoj Hamam bar pa asnje cent, vetem pse kishte deshire me kriju dicka unike ne vendlindjen e tij, ai poashtu shpenzoj shume kohe e lek ne memorialin e Adem Jashari ne Prekaz, nje projekt ky fantastik qe fatekeqsisht nuk gjet asnjeher perkrahje nga insitucionet deri sa ato shtepi u degradun  ne gjendjen te cilat jane sot. Perparimi edhe kur u be i sukseshem ne Londer nuk u tjetersua dhe nuk u asimilua, por vetem u lidh me shume me Kosoven duke e hap keshtu zyren ne Prishtine  qe nga viti 2004  ku ai punesoi shume arkitekt! Beri edhe shume projekte si Xhamin e madhe te tregu i madh dhe poashtu dizajnoj tregun e vogel ne Ulpiane, projekte te cilat nuk gjeten perkrahje nga Sejda jone!

Tash po vjen koha e Prishtines ne krye  me  e Perparimin, nuk po them se ka me bo çudira kur e di se buxheti i komunes eshte i vogel per idete e tije, por nje gje ju garantoj se çka te prek me dore e shkrin!

Shpërndaje në: