Propaganduesi i Iranit përkrahu fuqishëm deputetin e GP të Vetëvendosjes

Propaganduesi i Iranit përkrahu fuqishëm deputetin e GP të Vetëvendosjes

Propaganduesi i shijave në Kosovë, Bujar Rogova del se ishte përkrahës indirekt i njërit prej deputetëve të ardhshëm të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Mësohet se ky person me veprimtari të dyshimtë, përkrahu fuqishëm Elbert Krasniqin e partisë egjiptiane (IRDK).

Ky i fundit, me 18 nëntor të vitit të kaluar, edhe zyrtarisht iu bashkua Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje” pas një takimi me Albin Kurtin.

Indeksonline ka siguruar fotografi ku Rogova (përkrahësi i Iranit) së bashku me klanin e tij shihen në takimin falënderues të organizuar nga partia pjesë e së cilës është Elbert Krasniqit, tashmë pjesë e VV-së në Parlament.

Përkrahja dhe bashkëpunimi i propaganduesit, Rugova, ishte e theksuar edhe para zgjedhjeve të përgjithshme.

Organizata e tij “Al-Batul” kishte shpërndarë ndihma të ndryshme së bashku me partinë e Krasniqit, para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.

Në fotot e siguruara nga “Indeksonline” shihet nënkryetari i IRDK-së, Fridon Lala. Edhe ky i fundit me 30 nëntor ishte pjesë e një takimi me Lëvizjen “Vetëvendosje”.

Në të djathtë, Fridon Lala

“Në këtë takim miqësor, biseduam për procesin dhe rezultatin zgjedhor, çertifikimin e rezultateve finale që po e presim për të filluar me formimin e institucioneve të reja, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit drejt një shtet-ndërtimi demokratik me progres socio-ekonomik për të ardhmen, që nuk diskriminon asnjëri e i jep shans secilit”, thuhej në njoftimin e LVV-së.

Ndryshe, Indeksonline ka raportuar në disa vazhdime për punën dhe veprimtarinë e dyshimt të Bujar Rogovës.

Vlen të theksohet se për Rogovën është lëshuar flet-arrest nga Policia e Kosovës.

Shpërndaje në: