Propozimi nuk iu dorëzua veteranëve javën e kaluar siç tha Kurti, zëdhënësi i tij prap s’jep datë

Propozimi nuk iu dorëzua veteranëve javën e kaluar siç tha Kurti, zëdhënësi i tij prap s’jep datë

Lidhur me këtë, ka folur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai thotë se qeveria ka finalizuar një propozim konkret dhe përmbajtjesor dhe brenda një kohë shumë të shkurtër do ta ndajmë me përfaqësuesit e organizatave të veteranëve të luftës.

“Në takimin me përfaqësuesit e organizatave të veteranëve të luftës që kryeministri Kurti ka mbajtur në zyrën e tij me 17 qershor është ritheksuar përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së veteranëve të UÇK-së. Në takim janë prezantuar edhe propozimet e Qeverisë në këtë drejtim, të cilat propozime u dorëzohen përfaqësueseve të këtyre organizatave edhe në formë të shkuar. Ne kemi finalizuar një propozim konkret dhe përmbajtjesor dhe brenda një kohë shumë të shkurtër do ta ndajmë me përfaqësuesit e organizatave të veteranëve të luftës”, deklaron Kryeziu për Gazeta Blic.

Ndryshe, takimi i veteranëve me kryeministrin Kurti kishte ardhur një ditë pas protestës së veteranëve të organizuar para Kuvendit të Kosovës, për shkak të së cilës u ndërprit edhe seanca, derisa deputetët e PDK-së nuk kishin lejuar që ajo të mbahet, duke bllokuar foltoren e Kuvendit.

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: