Propozimi i presidentit për ulje të numrit të deputetëve pritet me dyshime

Propozimi i presidentit për ulje të numrit të deputetëve pritet me dyshime

 

Ky propozim ka ngritur dyshime lidhur me uljen e përfaqësimit të komunitetit shumicë në Kuvend.

Profesori Xhavit Shala, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me përfaqësimin real, me atë që e ka quajtur “zbritje sezonale”.

Në Institutin Demokratik të Kosovës, thonë se ky propozim është bërë at-hok dhe nuk është mirë i menduar,raporton KTV.

Sipas Albert Krasniqit, nëse veç ka pajtueshmëri për ulje të numrit të deputetëve, do të duhej që proporcionalisht të ulej edhe numri i vendeve të rezervuara për pakicat.

Sipas tij, presidenti duhet të vazhdojë të zgjidhet nga Kuvendi, por assesi të ulet pragu i zgjedhjes.

Shpërndaje në: