Në emër të prostitucionit: Për 10 euro mbushje po ofrohen kataloge femrash përmes faqeve në internet

Në emër të prostitucionit: Për 10 euro mbushje po ofrohen kataloge femrash përmes faqeve në internet

Eskortat është term që përdoret për punëtoret e seksit, të cilët veprimtarinë e tyre nuk e shfaqin në rrugë, por përmes një forme të kontaktimit paraprak, përmes telefonit apo ndërmjetësit.

Dhe kjo veprimtari në shumë vende të botës është e lejuar dhe e rregulluar me ligj. Por në Kosovë një gjë e tillë nuk është e ligjshme.

Por pavarësisht kësaj, emrin e Kosovës në kontekstin e ofrimit të kësaj veprimtarie mund ta hasësh në shumë faqe ndërkombëtare.

E përveç kësaj edhe vendorët kanë hapur faqe të tilla.

Njëra ndër to është edhe faqja Femrat Ks, ku dhjetëra vajza vendase ofrohen për kryerjen e shërbimeve seksuale.

Veprimtaria edhe këtu zhvillohet online dhe rrugët e marrëveshjes pothuajse janë të njëjta.

Fotografi të shumë vajzave që thuhet se vijnë nga shumë qytete të Kosovës gjenden aty.

Faqja funksionon si një lloj katalogu, ku mund të zgjedhësh vajzën e preferuar.

Por dallim nga rrjetet ndërkombëtare këtu është fakti se nuk mund të telefonosh direkt vajzën e përzgjedhur, fillimisht duhet plotësuar një kusht.

Kontraktuesi, në këmbim të numrit për vajzën e përzgjedhur, kërkon një mbushje të telefonit.

Dhe Kiksi nis hulumtimin edhe këtu. Pas kontaktit, ne kërkojmë një vajzë nga Prishtina, të cilën  e quanin Albina. Por pasi na dha numrin e telefonit, duket se e kuptoi që është duke u gjurmuar dhe e bllokoi atë.

Në anën tjetër, edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar se është në dijeni për zhvillimin e kësaj veprimtarie të jashtëligjshme.

 

Shpërndaje në: