Protesta e Berishës, një i plagosur paraqitet te “Trauma”

Periskopi.com Lajme

Një person është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e “Traumës” në Tiranë pas protestës së dhunshme të Sali Berishës, ku militantët e tij shkallmuan dhe pushtuan selinë duke u futur brenda. Qytetari i lënduar mësohet se ka plagë të lehta dhe gjendja e përgjithshme vlerësohet e mirë nga mjekët.

Ditën e sotme pas më shumë se tre orësh protestë dhe dhunë, Sali Berisha u tërhoq duke mbyllur tubimin me premtimin se do të rikthehet sërish deri në arritjen e qëllimit final që është largimi i Lulzim Bashës nga zyra.