Protesta kundër Bedri Hamzës: Anëtari i VV-së kërkon dorëheqjen e Mujkës në Mitrovicë

Protesta kundër Bedri Hamzës: Anëtari i VV-së kërkon dorëheqjen e Mujkës në Mitrovicë

Anëtari i LVV në Mitrovicë, Fatmir Hasani, është irrituar me veprimet e djeshme të degës së tij dhe ka kërkuar dorëheqjen e Faruk Mujkës.

Hasani, i cili ka 11 vjet në VV, bëri thirrje të mos përdoret emri i partisë dhe aktivistët për t’u nënçmuar zyrtarët publik dhe intelektualët, shkruan Jepi Zë.

Ai i bëri thirrje kryetarit Albin Kurti që ta reformoj degën në Mitrovicë pas zgjedhjeve lokale, pas veprimeve të turpshme që ndodhën dje.

Fatmir Hasani shtoi se aktivistët e dinjitetshëm kanë rënë pre e Faruk Mujkës dhe “haremit” të Agim Bahtirit.

Postimi i plotë:

“Te dashur aktivista te levizjes vetvendosje te Mitrovicës,

Ju beje thirje qe të mos bini preh e julkes Faruk Mujka ose Haremit të Agim Bahtiri që duke perdorur emrin e partis tonë vetvendosje dhe aktivistat tone të sinqert që te ju perdorin që ti nenqmoni zyrtaret publik/ intelektualet të Republikes së Kosoves.

Une si antar i vetvendosjes që nga viti 2011 e denoj ashper veprimin e sotem te Faruk Mujkes dhe kerkoj dorhqjen e Faruk Mujkes nga partia jone vetvendosje.

I bëjë thirje kryetarit tonë Albin Kurti njeherësh Kryeminister qe ta reformoj qendren tonë ne Mitrovicë menjëhere pas zgjedhjeve te 17 Tetorit.

Kjo eshte turp qfar ka ndodhur sot dhe nuk e reprezenton idelogjinë tone te vetvendosjes demokratike.

Aktivistët e vetvendosjes jan njerz të dinjitetshum por kan ra preh e sojit te Faruk Mujkes e Agim Bahtirit!

Turp Faruk Mujka jep dorheqje.”

 

Shpërndaje në: