Protesta kundër propozimit francez në Shkup, thyhen xhamat e Ministrisë së Jashtme, plagosen 4 policë

Protesta kundër propozimit francez në Shkup, thyhen xhamat e Ministrisë së Jashtme, plagosen 4 policë

Është përshkallëzuar protesta në Shkup mbrëmë në ditën e katërt, kundër propozimit francez përmes të cilit synohet të tejkalohen dallimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë rreth të kaluarës dhe çështjes së identitetit maqedonas.

Gjatë tubimit të mbrëmjes së sotme, protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike dhe sende të forta si dhe kanë thyer xhamat e ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Gjatë protestës, policia maqedonase tha se janë lënduar katër policë.

Protestuesit kërkojnë që autoritet e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, të refuzojnë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Sipas tyre, francez bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën e as historinë maqedonase.

Shpërndaje në: