Protesta masive në 100 qytete të Polonisë: Kërkohet mbetja në BE

Protesta masive në 100 qytete të Polonisë: Kërkohet mbetja në BE

Polakët që mbështesin anëtarësinë e Polonisë në BE kanë marrë pjesë në protesta masive në mbarë vendin, pas frikës se ky shtet mund ta lë bllokun.

Tubimet e së dieles u mbajtën si reagim ndaj vendimit të top gjykatës që thanë se ligjet kryesore të BE-së ishin “të papërputhshme” me kushtetutën e Polonisë.

Protestat u mbajtën në 100 qytete polake, me 100 mijë njerëz që morën pjesë vetëm në Varshavë, kryeqytet, përcjell Periskopi nga BBC.

Verdikti ka ngritur shqetësime se Polonia mund ta lë Bashkimin Evropian, por qeveria i ka mohuar këto akuza.

Kryeministri Mateusz Morawiecki ka mbrojtur vendimin duke thënë se partia e tij nuk kishte plane të thirrte një referendum për Poloxitin [largimin e shtetit nga BE-ja]. /Periskopi

Shpërndaje në: