Protesta: Punëtorët e Ferronikelit mësyjnë masivisht objektin e Qeverisë së Kosovës

Protesta: Punëtorët e Ferronikelit mësyjnë masivisht objektin e Qeverisë së Kosovës

Punëtorët e gjigantit “NewCo Ferronikeli” do të protestojnë edhe sot para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ata janë të organizuar nga Sindikata e Pavarur e punëtorëve të Ferronikelit.

Një numër i madh punëtorësh kanë marshuar prej Katedrales, për të vazhduar më pas nëpër shpesh që shpie te ndërtesa  e Qeverisë që strehon kryeministrin dhe vartësit e tij.

“Kjo është protesta e dytë, pas asaj të 28 tetorit, që mbahet për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës zgjidhje për kthimin në punë të mijëra punëtorëve të kompanisë, të cilët mbetën pa punë nga 8 tetori, kur u ndal prodhimi në “NewCo Ferronikeli” si pasojë e krizës energjetike. Protesta do të mbahet duke respektuar masat aktuale për luftimin e pandemisë Covid-19”, thuhet në njoftim.

Një ndër pretendimet e punëtorëve është se qeveria po i trajton si të ishin thjesht punëtorë të një kompanie private, dhe jo edhe si qytetarë të Republikës së Kosovës. /Periskopi 

Shpërndaje në: