Protesta të dhunshme në Kazakistan – Presidenti vendos karantinë dhe nxjerr ushtrinë rrugëve

Protesta të dhunshme në Kazakistan – Presidenti vendos karantinë dhe nxjerr ushtrinë rrugëve

Kazakistani ka shpallur zyrtarisht gjendjen e emergjencës në qytetin më të madh të vendit, Almaty dhe në provincën Mangistau, pas protestave të dhunshme të zhvilluara që prej fundjavës, ku njerëzit vërshuan rrugëve në kundërshti me vendimin për të pasur orë policore në parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjendja e emergjencës në këto dy rajone, do të zgjasë dy javë fillimisht, në varësi të situatës.

Në rrjet sakaq, po qarkullojnë video ku tregohen turma njerëzish të dergjur rrugëve.

Shteti ka nxjerrë ushtrinë sakaq, për t’i neutralizuar ata dhe ka ndërprerë internetin në shumë zona.

Thirrje të qytetarëve shkojnë për të sulmuar qeverinë.

Presidenti kazak, Kassym-Jomart Tokayev, i ka cilësuar ato si tërësisht të jashtëligjshme dhe të ndëshkueshme.

Megjithatë, ai siguroi se Qeveria nuk do të bjerë dhe një rrugëzgjidhje do të gjendet.

Shpërndaje në: