Protestë në Maqedoni, kundërshtohet arrestimi i atyre që sulmuan Parlamentin

Protestë në Maqedoni, kundërshtohet arrestimi i atyre që sulmuan Parlamentin

Radio Evropa e Lirë bën të ditur se një numër i vogël qytetarësh kanë protestuar para Prokurorisë Themelore publike, siç thonë, për të mbështetur personat e arrestuar të përfshirë në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Kliment Stoilov, babai i njërit nga të arrestuarit thotë se personat nuk duhet të arrestohen sepse janë patriotë që protestuan për të mbrojtur Maqedoninë nga dygjuhësia.

Ai bëri thirrje që të lirohen të gjithë pasi që janë provokuar nga shumica parlamentare që sipas tij e ka shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

 

Shpërndaje në: