Protestë në Mitrovicë, shkak vetëvrasja e 19-vjeçares pas kërcënimeve që i mori nga i fejuari i saj

Protestë në Mitrovicë, shkak vetëvrasja e 19-vjeçares pas kërcënimeve që i mori nga i fejuari i saj

Të premten, nga ora 12:00 do të mbahet një protestë pas vetëvrasjes së 19-vjeçares Betina Ymeri, për të cilën raportohet se shkak i vetëvrasjes ishin kërcënimet nga i fejuari i saj.

Përkrahësi i kësaj iniciative, Rron Gjinovci e ka shpërndarë njoftimin për protestë në profilin e tij në Facebook, duke thënë se kjo protestë po organizohet për t’ju bërë thirrje institucioneve gjegjëse që rastin ta trajtojnë me prioritet dhe në mënyrë profesionale që fajori ta marrë dënimin e merituar.

“Njëkohësisht prindërit duan të përçojnë mesazh tek prindërit e tjerë që të kujdesen më shumë për fëmijët e tyre dhe të komunikojnë më shumë me fëmijët për shqetësimet që ata kanë.

Ky sistem e kjo mendësi të ndryshoj, që fëmijet tonë të ndihen të sigurt dhe jo të vetmuar.

Mos të ndodh ma edhe një vetëvrasje, mos të ndodh ma edhe një kërcënim tjetër që çon në vetëvrasje, mos të ndodh ma edhe një humbje jete”, shkroi Gjinovci.

Shpërndaje në: