Protestë në Prishtinë: Fermerët nisen drejt Ministrisë së Bujqësisë me 200 traktorë

Protestë në Prishtinë: Fermerët nisen drejt Ministrisë së Bujqësisë me 200 traktorë

Fermerët e pakënaqur me kriteret për subvencionimin e grurit janë nisur drejt Prishtinës për të protestuar para Ministrisë së Bujqësisë.

Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar të martën se protesta para Ministrisë së Bujqësisë do të bëhet me 200 traktorë.

“E njoftojmë Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë se me kërkesën e bujqve të Kosovës, pas skadimit të afatit 72 orësh të këtij njoftimi, do të mbahet një protestë e madhe paqësore me mekanizëm bujqësorë me datë 23.09.2021, (rreth 200 traktorë), para Ministrisë së Bujqësisë për të kundërshtuar padrejtësitë e mëdha që po iu bëhen bujqve nga Ministria e Bujqësisë“, thuhet në njoftim.

Më poshtë keni pamjet nga nisja e fermerëve drejt Prishtinës.

 

Shpërndaje në: