Protestë para SBASHK-ut: Disa prindër kërkojnë hapjen e çerdheve

Protestë para SBASHK-ut: Disa prindër kërkojnë hapjen e çerdheve

Në marshin “Rrofshin gjyshërit”, disa prindër janë nisur drejt SBASHK-ut me kërkesën për hapjen e çerdheve.

Vlora Nikqi nga Këshilli i Prindërve në një prononcim para mediave ka kërkuar ndërprerjen e grevës dhe rikthimin sa më parë të fëmijëve në çerdhe.

Nikqi thotë se greva është duke i dëmtuar më së shumti fëmijët, ku sipas saj këta të fundit po e humbin interesin për mësim.

Përveç asaj, ajo thotë se edhe prindërit janë duke pasur probleme me grevën, për shkak që rrezikojnë të humbasin punën ngase, sic thotë ajo, “nëse nuk ka gjyshër nëpër shtëpia, janë prindërit ata që duhet lënë punën për t’u kujdesur për fëmijët”.

Mësimdhënësit janë në grevë që nga fundi i muajit gusht, ku kërkojnë nga Qeveria nga 100 euro shtesë në pagat e tyre, megjithatë këtë kërkesë të tyre po e refuzon kryeministri Kurti.

Shpërndaje në: