Protestuesit e klimës po akuzohen me këtë foto se kanë lënë mbeturina

Protestuesit e klimës po akuzohen me këtë foto se kanë lënë mbeturina

Një fotografi e rreme për protestat kundër ndryshimeve klimatike është duke qarkulluar në rrjetin social “Facebook”. Disa njerëz po i akuzojnë me të protestuesit australianë se gjoja i kanë lënë mbeturinat në natyrë pas përfundimit të tubimit.

Ndonëse nuk është e vërtetuar dhe ishte publikuar në prill, kjo fotografi është shpërndarë 19 mijë herë për 12 orë.

Të premten, rreth 300 mijë australianë dhe miliona njerëz në mbarë botën morën pjesë në protestat kundër ndryshimeve klimatike.

Disa orë më vonë, një faqe australiane që e përkrah përdorimin e thëngjillit e publikoi këtë fotografi, e cila fillimisht ishte parë në prill. Në përshkrimin e fotografisë ishte shkruar: “Shikojeni tollovinë që e lanë prapa protestuesit e klimës në parkun e bukur, Hyde”.

Sidoqoftë, kjo fotografi nuk ka të bëjë me protestat për klimën, nuk është bërë të premten dhe madje nuk është bërë as në Australi. Ajo është bërë në një festival për marihuanën, të mbajtur në Londër në prill të këtij viti, shkruan “The Guardian”.

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: