Protestuesit gjuajnë me qese uji objektin e Qeverisë
Protestuesit kundër aferës “Pronto 2” kanë gjuajtur objektin e Qeverisë së Kosovës me qese uji.
Në këtë protestë morën pjesë qindra protestues, në mesin e tyre edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ata marshuan nga sheshi “Zahir Pajaziti” krejt sheshit “Skendërbeu” nën brohoritjet “Me hajna, me hajna nuk ka shtet”, “Pa drejtësi nuk ka qetësi”, “Dorëheqja nuk mjafton”.
Teksa kalonin pranë kafiterive përgjatë sheshit, ata gjithashtu brohoritën edhe “Me kafe, me kafe nuk ka shtet”, duke iu drejtuar qytetarëve që ishin ulur në kafiteri.
Protesta përfundoi dhe turma u shpërnda e qetë.




