Protestuesit në Bruksel kërkojnë veprim urgjent kundër ndryshimeve klimatike

Protestuesit në Bruksel kërkojnë veprim urgjent kundër ndryshimeve klimatike

Mijëra njerëz kanë formuar një zinxhir njerëzor sot në qendër të Brukselit, duke dëshiruar të tërheqin vëmendjen e publikut se veprimi urgjent, i bashkërenduar është i nevojshëm për të luftuar ndryshimin e klimës.

Rreth 2,400 njerëz morën pjesë në demonstratën paqësore, tha policia.

Sipas Reuters, ata rrethuan ndërtesën e Parlamentit belg dhe pallatin mbretëror.

Demonstrata që zgjati dy orë u zhvillua gjatë Konferencës së OKB-së për Klimën në Madrid, duke mbledhur përfaqësues nga e gjithë bota.

“Qëllimi kryesor është të kërkojmë ambicie më të mëdha Kilmatike dhe qeveria federale të adresojë krizën e klimës,” tha Julie Van Hutrive, zëdhënëse e Koalicionit të Klimës në Belgjikë, një nga organizatorët.

Ajo theksoi nevojën për bashkëpunim midis qeverive dhe politikanëve në Belgjikë.

Shpërndaje në: