Protestuesit në Londër ia shpëtojnë jetën edhe për ca ditë foshnjës 10 muajshe (Video)

Shumë njerëz kanë dal sot për të protestuar në mbështetje të fëmijës 10 muajsh, Charlie Gard pas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila ka jep vendimin që të fikë makinën e cila mundëson ta mbaj, Charlin në jetë.
Prindërit e djalit kishin luftuar çdo mënyrë që Gjykata Evropiane, t’ia lejonte mundësinë që fëmija i tyre të mbahej në jetë nga një makinë, transmeton Indeksonline.
Prindërit e tij kishin kërkuar edhe mundësinë që ta dërgonin në Amerikë, ku një mjek iu kishte premtuar se ndoshta fëmija i tyre do të jetonte në rast se do provonin një trajtim eksperimental për të.
Kështu, gjatë ditës së sotme shumë protestues kishin dal në qendër të Londrës, për të protestuar vendimin e Gjykatës Evropiane cila lejoi të fiket makina që mundëson vazhdimin e jetës së foshnjës.
Një grup i madh thërrisnin “Ruajeni Chalie Gard” ndërsa mbanin parulla duke përfshirë edhe “Kjo është vrasje”.
Kjo ka bërë që doktorët e spitalit, t’i japin edhe pak më shumë kohë prindërve të Charlit dhe të mos e fikin ende makinën edhe për disa ditë.