Protestuesit për Teatrin i ka marrë peng një bandë politike

Ka së paku tre mesazhe linçimi për kulturën shqiptare, nga skena teatrale politike, e zhvendosur para gërmadhave të Teatrit të shembur.

E para, është linçimi i atyre që duan një Teatër të ri. Shumica e këtyre janë figurat më të rëndësishme të historisë së Teatrit shqiptar. I kemi parë emrat e tyre, intervistat e tyre, madje dhe amanetet e atyre, që kanë qenë kollosë të kësaj skene, e kanë vdekur duke shpresuar të ketë një Teatër të ri.

Ata janë i gjithë ashti i Teatrit shqiptar, që nga Kadri Roshi i vdekur me ëndrrën të bëhej një Teatër i ri, e deri tek Ndrenika, Zhysti, Paja, Kulla etj.

Të gjithë ne kemi shkuar në Teatër prej tyre, jo prej ndërtesës. Ata e prodhuan Teatrin shqiptar çdo ditë, me talentin e tyre, fuqinë e artit të tyre, përkundër ideologjizmit dhe kufizimeve që iu diktonte koha.

Ata na bënë të shkojmë dhe në atë godinë Teatri, pa kushtet e një Teatri. Ata po linçohen nga disa militantë të Partisë Demokratike, që ëndrrën më të madhe kanë, të bëhen drejtora Teatri, pasi nuk u bën dot kurrë aktorë të tij.

Drama reale është se kur të bëhet Teatri i ri, modern dhe komod, kam frikë se nuk do shkoj dot kurrë të shikoj një pjesë, nëse në skenë do ngjiten këta tipa, edhe pse godina do të jetë e mirë. Shumë e vështirë të bindësh një qytetar normal që këta mediokër që janë kthyer në aktorë politikë, të të bindin të shkosh t’i shikosh si aktorë.

E dyta, është linçimi i atyre aktivistëve apo qytetarëve që kanë bindjen, se prishja e një godine të vjetër Teatri, është gabim.

Ndarja normale në këtë qytet duhet të ndodhte mes atyre që kanë nostalgji për Teatrin e vjetër dhe atyre që duan një Teatër të ri.

Dhe kjo ndarje ekziston, është reale. Problemi është se atyre që kanë nostalgji për Teatrin e vjetër, i ka marrë peng një bandë politike, që ka mbetur pa kauzë dhe vrapon si hijenë pas çdo zemërimi qytetar, që të ushqehet.

Kështu bënë me Parkun, me Unazën dhe kështu po bëjnë dhe me Teatrin. Viktimat e para të kësaj bande mbetur pa kauzë, janë pikërisht idealistët e kësaj kauze, ata qytetarë, aktorë dhe aktivistë të shoqërisë civile, që janë në rrugë sot për bindjen e tyre pro Teatrit të vjetër. Ata po rrihen me njëri- tjetrin, pse nuk duartrokasin ardhjen e Lulit, apo pse nuk thanë “Bravo Monika”, kur ajo tha “do ti ha veshin Edi Ramës.

Kjo tregon kulturën politike të linçuesve dhe tolerancën që ata kanë, nëse kanë pushtet. Janë të njëjtët që më 2007, kur Berisha i dha 6 milionë euro kunatit të tij, ta bënte Piramidën e Enver Hoxhës Teatër, duke e hequr këtë godinë nga objekti i konservuar, duartrokitën apo heshtën.

Berishët hëngrën 6 milionë euro, e lanë në mjerim këtë godinë dhe sot rrahin ata që nuk duartrokasin Berishën në miting. Të njëjtët heshtën kur Berisha u dha Kinostudion klientëve të tij mediatikë, apo kur prishi klubin historik “Partizani” për të bërë 200 mijë metra katror pallate, dhëndrri i tij.

Dhe e gjithë kjo ka të bëjë me hipokrizinë e dy- tre fjalëfolësve në atë tribunë, që i thonë vetes aktorë, por në fakt janë thjesht militantë të PD.

Ata po tradhtojnë qytetarët që vërtet kanë dhimbje për Teatrin Kombëtar, por jo për teatrin politik të opozitës. Ata i kanë prerë në besë qytetarët, duke i thirrur në një miting, ku rrihen po nuk duartrokitën ardhjen e Lulit, Monikës, apo Sali Berishës.

E treta, dhe më e ndyra, është guximi për të linçuar figurat më të rëndësishme të kombit shqiptar, përse nuk bëhen pjesë e këtij teatri politik.

Një konsomolas i PD, E. Kapri, që e përfaqëson PD zyrtarisht, si nëpunës i saj, duke marrë rrogë nga shteti shqiptar, kishte sulmuar me një fjalor barbar Ismail Kadarenë, si “një njeri në buzë varrit”, që nuk po flet për Teatrin.

Të mendosh për një moment që njerëz që gjoja po dalin në rrugë në emër të vlerave kulturore, i urojnë vdekjen, monumentit më të madh të kulturës shqiptare që është ende gjallë, për fat të Shqipërisë, pasaportës kulturore të Shqipërisë në botë dhe simbolit ndoshta të vetëm që na identifikon ne me vlerat Perëndimore në shkallën më të lartë, e kupton se kjo çetë e Haxhi Qamilistëve nuk ka asnjë lidhje me identitetin kulturor të Shqipërisë, me vlerat kulturore të saj, dhe aq më pak me atë të Teatrit.

Ata janë një bandë që duan të marrin peng qytetarët në emër të axhendës së tyre politike, dhe të linçojnë çdo talent, çdo personalitet të Teatrit dhe çdo personalitet të kulturës shqiptare, që nuk e vënë dot në rresht.

Ata mendojnë se dhuna dhe linçimi i atyre që mendojnë ndryshe nga ata, është i vetmi mjet që mund ta bëjë shoqërinë të heshtë dhe t’u hapë rrugë këtyre. Njësoj kanë vepruar në fillim të shekullit të shkuar këmishëzinjtë dhe më pas komunistët .

Të ulërish si “dashnor” i trashëgimisë kulturore për një godinë tallashi dhe të mallkosh me vdekje nga e njëjta tribunë Ismail Kadarenë, do të thotë të jesh simbol i antikulturës shqiptare dhe një armik i egër i saj (e vetmja amnisti është të jesh budalla).

Të qash për dërrasat e një godine të vjetër dhe të linçosh figurat më të shquara të Teatrit shqiptar, që duan një godinë të re, do të thotë të mos jesh kurrë me trashëgiminë e Teatrit shqiptar, por me idenë se aktorë janë vetëm ata që të shërbejnë ty politikisht.

Në fund, të bësh sikur je aktor, duke qenë një ëndërrues pushteti për t’u bërë drejtor, dhe pastaj të gjithë këtë ta paraqesësh si revolucion kulturor në Shqipëri, është imitim primitiv i revolucionit kulturor kinez, që çonte shkrimtarët dhe artistët në orizore për të lartësuar këta që mbajnë fjalime politike në skenë Teatri.

Kjo nuk është betejë për Teatrin dhe kulturën shqiptare, por betejë kundër vlerave të Teatrit shqiptar dhe kryevlerave të kulturës shqiptare, që i kanë dhënë identitetin kulturës së kombit shqiptar.

Nuk di çdo bëhet me Teatrin e ri kur të ndërtohet dhe sa i mirë do të jetë, por do të mjaftonte ndonjë prej këtyre fytyrave të ngjitej në atë skenë, për t’i çuar dëm ato lekë. Se kultura shqiptare nuk janë llaçi e tullat, por librat, dramat dhe filmat shqiptarë.

Ato i ka bërë Ismail Kadareja, që po mallkohet e po i çohen fatva, Kadri Roshi, Robert Ndrenika, Viktor Zhysti e dhjetëra të tjerë, që po linçohen në këto tubime politike.

Kulturën shqiptare, identitetin e saj që e kanë prodhuar korifejtë e kulturës sonë, nuk i shemb dot as Edi Rama, as Sali Berisha, as Monika Kryemadhi, ashtu sikundër nuk i ka shembur dot Zogu e Enver Hoxha.</p> <p>Këta kllounët pastaj që paguhen në PD e luajnë si aktorë në bulevard, as nuk i lexojnë dot, se shumicën prej tyre i zë libri, e jo më t’i linçojnë, siç tentojnë të bëjnë.

Shpërndaje në: