Protestuesit serbë i bëjnë presion edhe gazetarëve serbë që të mos raportojnë nga Veriu

Protestuesit serbë i bëjnë presion edhe gazetarëve serbë që të mos raportojnë nga Veriu

Pas tensioneve të fundit të prodhuara në veri të Kosovës, ka pasur rrezik edhe për gazetarët shqiptarë e serbë.

Gazetarët e portalit serb nga Kosova KoSSev, që po raportonin nga terreni në Mitrovicë të Veriut këtë mëngjes, u ndeshëm me presionin e protestuesve.

Nuk dihet se çka në raportim i shqetësonte protestuesit në fjalë, disa prej të cilëve janë parë duke hedhur gurë dhe gjësende tjera por edhe duke i goditur me grushte policët e Kosovës, përcjell Periskopi.

“Në shumë raste, gazetarëve të Kossevit iu është thënë të ndalnin xhirimet, dhe pak pas orës 9, njëri nga protestuesit provoi të rrëmbente telefonin gazetarit dhe redaktorit Ivan Mitiq,” – shkruan portali.

“Pse po filmon. Ti je ai që filmon gjithë kohën.” – i thanë atij.

Shpërndaje në: