Prova e padiskutueshme që njeriu e ka prejardhjen nga peshku

Prova e padiskutueshme që njeriu e ka prejardhjen nga peshku

Për shumicën prej jush mund të duket e çuditshme, por njerëzit kanë evoluar nga peshqit. Provat mund të gjenden jo vetëm te fosilet, por edhe te vet trupat tanë.

Fytyra juaj është tipari më ekspresiv që keni; i tregon botës se çka ndjeni, kush jeni dhe prej nga jeni. Megjithëse asnjë fytyrë nuk është e njëjtë me tjetrën, ato ndajnë një numër të madh karakteristiaksh; dy sy, një hundë, një gojë dhe dhe një filtrum.

Filtrumi është pjesa në buzën e sipërme që ndodhet mu poshtë hundës tuaj. E shihni përditë në pasqyrë, por ndoshta kurrë s’mendoni për të, raporton BBC, përcjell Periskopi.

Nuk ka funksion të qartë. Në fakt, ajo është aksidenti i origjinës tonë që tregon të kaluarën tonë nga peshqit dhe se si u formuan së pari fytyrat tona.

Fytyra juaj është formuar në mitër në muajt e parë të jetës, prej kur ishit sa një kokërr orizi.

Embrionet e hershme njerëzore duken shumë të ngjashme me embrionet e çdo gjitari, zogu apo amfibi – të gjitha prej të cilave kanë evoluar prej peshqve.

Shpërndaje në: