Provokoi me reçipetat kuq e zi në Serbi? Kalemi tregon ç’ndodhi

Provokoi me reçipetat kuq e zi në Serbi? Kalemi tregon ç’ndodhi

Një lajm i shoqëruar me foto ka qarkulluar në portalet shqiptare dhe serbe, ku shfaqet një zonjë e veshur me rroba banje kuq e zi së bashku me simbolin tonë kombëtar, shqiponjën dykrenare, buzë një lumi në Serbi. Kjo zonjë është Linda Kalemi, e cila e sqaroi të vërtetën dhe hodhi dritë mbi prapaskenat e asaj fotografie.

E gjendur në Serbi për një kompeticion shahu ku djali i saj merr pjesë, Linda tha se dëshironte të bënte plazh për shkak të temperaturave të larta por nuk ishte përgatitur me bikini me vete. Për këtë arsye veshi reçipetat të cilat u konsideruan më pas si provokim.

“Rastësisht në bagazhin e makinës gjeta një palë rroba banjo që i kam blerë 2 euro në Durrës, unë as nuk dua t’i vesh ato rroba banjo por mezi i gjeta në bagazh vetëm pjesën e sipërme. Po xhiroja panoramën që ta postoja. Një person që rastësisht e pashë, po filmonte.

Këta persona afrohen dhe më thanë që e duan Shqipërinë, kanë qenë në Sarandë.” – tha Linda në abcnews.al, duke shpjeguar se më pas, me pikërisht këta persona kishte konsumuar një kafe dhe kishin kaluar një kohë të këndshme së bashku me djalin.

“Këtu janë tepër të kënaqur nga marrëdhëniet shqiptaro-serbe. Unë dje humba rrugën, më shoqëruan e u ndjeva si diplomate. Në plazh kaluam aq mirë, edhe pse unë isha spontanisht me ato rroba banjo, emergjente se nuk i gjeja dot rrobat e banjos.”

Por për Kalemin, më shqetësuese ishin reagimet e portaleve shqiptare, të cilat kishin përdorur etiketime jo duhura për të dhe i kishin dhënë zë një historie që nuk është e vërtetë sipas saj.

“Këto fjalët e tjera gjyshja nona, paçin gojën e mbarë. Se për natë i lutem Zotit, shkoj nëpër kisha e xhamia të bëhem gjyshe. Të më thonin faleminderit gazetat shqiptare, se me këto tipe lajmesh ata hajnë bukë. Është lajm i sajuar.”

Shpërndaje në: