Provuan t’ia blejnë votën e vajzës, reagon Gani Geci: A iu thashë që Albin Kurti është i njëjtë me Hashim Thaçin

Provuan t’ia blejnë votën e vajzës, reagon Gani Geci: A iu thashë që Albin Kurti është i njëjtë me Hashim Thaçin

Pas skandalit të përpjekjes së evidentuar për blerjen e votës së Marigona Gecit, deputetes së LDK-së, ka reaguar ky i fundit.

Ai pretendon që ia ka qëlluar kur ka deklaruar qindra ehrë se “veprimet e Albin Kurtit janë të ngjashme me ato të Hashim Thaçit”

Geci thotë që inçizimi i publikuar në media është “tërësisht i vërtetë”.

“Takimet kanë ndodhur në shtëpinë time në fillim të muajit mars 2021, pra para kalimit të asaj deputetes së PDK-së nga Ferizaji në LVV,” – shkruan z. Geci, përcjell Periskopi.

Ai pretendon se ka edhe shkrime dhe inçizime të tjera për rastin.

Po ashtu, edhe një deputete tjetër e LDK-së është ftuar në Presidencë sipas raportimeve të Gecit.

Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje:

QINDRA HERË KAM THËN E PO E PËRSËRIS, SE VEPRIMET E ALBIN KURTIT JANË TË NGJASHME ME ATO TË HASHIM THAQIT!!!

Të dashur miq, e tëra që u publikua tani në media eshtë e tërësisht e vërtetë. Takimet kan ndodhur në shtepin time  ne fillim të muajtit mars 2021 pra para kalimit të asaj deputetes së PDK-së nga Ferizaj në LVV.

Për ti argumentuar këto, unë i kam të gjitha faktet me shkrime edhe inqizime.

Është thirrur edhe një deputete tjetër nga radhët e LDK-së në Presidencë.

Le ta dinë te gjithë unë  askujt nuk i kam shkuar në shtëpi, ky personi që thotë se më ka dërguar Albin Kurti më ka ardhur në shtëpinë time.

P.S

Edhe një gjë është e saktë, gazetari Vehbi Kajtazi këtë inqizimin nuk e ka marr nga unë e  as nuk ka folur asnjëherë me mua për këtë çështje.

Shpërndaje në: