Prurjes së re të VV-së i del skandali ku luante me nxënës në orë mësimi (Video)
Një lexues i ka dërguar Periskopit një storje në lidhje me një profesor që së fundi kaloi në radhët e Vetëvendosjes.
Afrim Fejza, një profesor i një shkolle të mesme me emrin “Fehmi Lladrovci” në Drenas mësohet se i është bashkuar shumë të angazhuarve tjerë në politikë që kanë kërcyer nga PDK-ja në Vetëvendosje.
Por, profesor Fejza si duket e ka pasur një “ooops” goxha të famshëm si profesor i shkollës në fjalë.
Ishte viti 2014, kur dolën pamjet e profesor Afrim Fejzas që në orë të mësimit luante “dita-nata” me nxënësit e tij maturantë [të klasës 13], përcjell Periskopi.
Nuk dihet se çfarë lënde jepte profesori në fjalë që përfundoi në rubrikën e Interaktivit të KTV-së, por është e qartë se kjo nuk u ka shërbyer nxënësve të tij në mësime.