PSD i bën ftesë opozitës të marrë pjesë në protestën e 29 janarit

PSD i bën ftesë opozitës të marrë pjesë në protestën e 29 janarit

Partia Socialdemokrate u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të marrin pjesë në protestën e së shtunës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Zyrtarja e kësaj partie, Teutë Rrusta ka thënë që deputet duhet që ta rrisin kundërshtimin dhe t’i bashkohen formave të organizimit jashtë Kuvendit.

Sipas saj kjo krizë ka përmasa që mund të zgjidhen vetëm në mënyrë institucionale.

“Deputeti i opozitës ka përgjegjësi të shtuar, sidomos në këtë kohë të krizës me energji dhe asaj me pandemi. Shto faktin që kjo situatë e jashtëzakonshme është shkaktuar nga një model politik që e ka të lidhur mbijetesën me kriza dhe jo me punë e progresivitet, përfaqësimi politik përmes deputetëve bëhet shtyllë e pazëvendësueshme. Ftojmë deputetët që ta rrisin kundërshtimin, ta zgjërojnë gamën e aktiviteteve dhe t’i bashkohen formave të organizimit jashtë parlamentit. Kjo krizë ka përmasa që nuk mund të zgjidhen vetëm insitutcionalisht. Përveç përfaqësimit duhet pjesëmarrje aktive. Ftojmë deputetët që ta mbështesin protestën dhe me 29 janar, në ora 14:00, të shihemi në Shesh”, ka thënë ajo në një konferencë për media.

 

Shpërndaje në: