PSD: Trendafilova është instrument propagande, vizita e saj e padëshirueshme

PSD: Trendafilova është instrument propagande, vizita e saj e padëshirueshme

Partia Socialdemokrate ka bërë thirrje që t’i bashkëngjiten protestës së tyre kundër vizitës së Kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se çdo kontribut është i nevojshëm, nga punimi i parullave deri tek ofrimi i transportit për në Gjilan, ku do të realizohet vizita e Trendafiloves.

“Ju ftojmë që të jeni pjesë e organizimit, ndihmës dhe pjesëmarrës në kundërshtimin e vizitës së znj. Trendafilova. Kontributi i secilit është i nevojshëm, nga punimi i parullave deri tek ofrimi i trasportit, në mënyrë që kushdo që dëshiron të marrë pjesë, të mos privohet nga mundësitë”, shkruan Molliqaj në ‘Facebook’.

“Vizita e znj. Trendafilova është instrument propagande. Përpjekja e saj për ta rehabilituar një proces të padrejtë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mundet të kalojë pa u vënë re. Kjo vizitë është e padëshirueshme”, përfundon postimi i tij.

Shpërndaje në: