Pse aktorja piu placentën e saj dhe ç’mendim ka sot për të

Pse aktorja piu placentën e saj dhe ç’mendim ka sot për të

Dy vjet më parë, Hilary Duff tha aksidentalisht se piu një smoothie (që është zakonisht lëng frutash) me placentën e saj, pasi lindi vajzën, Banks dhe sot e kësaj dite, ajo është “akoma e neveritur nga kjo”.

Pasi Hilary lindi, mamitë e saj bënë pijen me placentën për të.

“Unë kam lindur në shtëpi dhe mamitë e mia, që unë i quaj “shtriga”, janë shumë të mira, pak hipi dhe ndryshe. Mendojnë ndryshe”, shpjegoi ajo.

Aktorja shpjegoi vlerësn saj ushqyese, duke thënë:

“Thonë se ndalon trupin tuaj nga gjakderdhja pas lindjes së një fëmije dhe se kjo iu jep grave të gjitha llojet e energjisë dhe nutrientëve të nevojshëm, duke ndihmuar në ekuilibrimin e hormoneve dhe gjërave të tilla si këto”.

Hilary thotë se zakonisht nënat vendosin një pjesë të vogël në smoothie, ndërsa motra e saj e ka ngrënë placentën në formë tablete.

“Nuk është se e hëngra të gjithën, por me luleshtrydhe, manaferra, banane dhe të gjitha këto, nuk e ndjeva fare në pijen time.”

Në një podcast të vitit 2018, Hilary u shpreh se kjo ndihmon dhe në parandalimin e depresionit pas lindjes.

Ajo nuk pendohet aspak, edhe pse mendon se e gjitha ishte pak “e shpifur”.

“E di që nuk tingëllon mirë, por është fantastike që tek një grua mund të rritet një organ i përkohshëm dhe më pas ajo mund ta përtypë atë.” (Qesh)

Shpërndaje në: