Pse Arben Vitia nuk po e çelë gojën për Prishtinën?

Pse Arben Vitia nuk po e çelë gojën për Prishtinën?

Arben Vitia që mban pozitën e ministrit të Shëndetësisë, është zyrtarizuar nga Lëvizja Vetëvendosje si kandidat për kryetar të Prishtinës.

Një kandidaturë e tillë, në kohën kur Kosova po kryeson listën botërore për numrin e madh të infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi, është kritikuar nga media, shoqëria civile, analistë e njohës të politikës.

Derisa kundërkandidatët e Vitisë në garën për Prishtinën, ka muaj që kanë filluar fushatën për garën në kryeqytet, Vitia nuk ka prezantuar ende as edhe një fjalë rreth planit të tij për qeverisjen e kryeqytetit– në rast se do ta fitonte Prishtinën.

Burime të Periskopit nga Vetëvendosje, kanë thënë se ‚Vitisë i është rekomanduar që të mos flasë as edhe një fjalë lidhur me kandidaturën për Prishtinën‘.

Kjo, pasi që sipas këtij burimi të sigurtë të Periskopit, „në këto momente kur Kosova po vuan situatën e rëndë pandemike – me numër të lartë viktimash e infeksionesh të reja – një fushatë e Vitisë për Prishtinën do t’i humbte vota partisë së Albin Kurtit në kryeqytet“.

„Vitisë i është rekomanduar që të mos flaës, e as të mos marrë pjesë në debate në garën për Prishtinën, për shkak se në këtë kohë kur situata me pandeminë është tepër e rëndë, kjo do ta dëmtonte rëndë partinë (VV)“, ka thënë burimi i Periskopit në Lëvizjen Vetëvendosje.

„Duke mos folë në këtë kohë të rëndë të pandemisë, ideja është që gara në Prishtinë, të lidhet ekskluzivisht me emrin e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, e jo me figurën e z.Vitia“, ka thënë tutje burimi për Periskopin.

Në një deklaratë bërë dje nga vet ministri Vitia, ka thënë ‘se është i fokusuar në situatën me pandeminë ‘derisa Kurti ta zëvendësojë’.

Jam i fokusuar 100 për qind në këtë temë dhe është hera e parë që po e zgjas kaq shumë dhe hera e fundit që flas për garën zgjedhore derisa Kurti të më zëvendësojë’’, tha Vitia.

Kundërkandidatët e z.Vitia, si Përparim Rama, Daut Haradinaj, Uran Ismaili, tashmë kanë qenë pjesë e debateve televizive e madje edhe shumë aktiv me fushatat e tyre. Mungesën e transparancës rreth planit për kryeqytetin dhe heshtjen e z.Vitia në këtë garë, ditëve të fundit e kanë komentuar edhe shumë analistë në debatet kryesore televizive. /Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: