Pse bash pleqtë nga Gjilani po vdesin nëpër motele? Ferizaji prin bindshëm (Stat.)

Periskopi.com Shëndeti

Krahas xhamive të shumta që u ndërtuan pas lufte, u ndërtuan edhe shumë e shumë e shumë motele. Këto janë vende ku qytetarët zgjedhin të pushojnë ose pse jo edhe të kryejnë aktivitete të ndryshme sociale. Fundja, edhe seksi por edhe thjesht pushimi është aktivitet social.

Por, megjithëse bizneset po bëhen gjithnjë e më fitimprurës për kosovarët, për dikë po dalin të jenë vdekjeprurës.

Vetëm në dhjetë muajt e fundit, tre kosovarë të moshës së shtyrë, mbi moshën 70 vjeçare, ndërruan jetë. Një në Prishtinë ndërsa dy të tjerë në Gjilan përfshirë edhe 72 vjeçarin që ndërroi jetë para një jave nën dyshimet e përdorimit të viagrës.

Sipas statistikave nga ASK për vitin 2016, kapaciteti i hotelerisë në Kosovë është 11 mijë shtretës. Motelet e regjistruara janë vetëm 179 sosh, ose rreth 39 për qind e njësive akomoduese në Kosovë.

Vendi me më së shumti motele, me shumë më shumë motele se në çdo vend tjetër të Kosovës, është Ferizaji me 33 sosh, ndërkaq në vend të dytë është Prishtina me 14.

Numër dyshifror motelesh kanë edhe Prizreni, Lipjani e Gjilani.

Mjekët kosovarë vazhdimisht po bëjnë thirrje që qytetarët e Kosovës duhet të kenë kujdes të shtuar sa i përket përdorimit të substancës që njihet si viagra, dhe e cila dyshohet të jetë shkaktare e tri vdekjeve të lartpërmendura./Periskopi

 

Shpërndaje në: