Pse duhej kjo nga një profesionist – Basketbollisti i Trepçës ngriti dy gishtat e mesëm drejtë tifozëve pejan

Pse duhej kjo nga një profesionist – Basketbollisti i Trepçës ngriti dy gishtat e mesëm drejtë tifozëve pejan

Tifozët e Pejës nuk u revoltuan pa shkas në gjysmëfinalen e ‘Play-offit’ të Superligës në basketboll ndaj Trepçës.

Ky takim u zhvillua në palestrën Karagaçi në Pejë e që përfundoi me një mori incidentesh, shkruan Periskopi.

Ishte basketbollisti i Mitrovicës, Valdrin Haxhiu që si duket ka nxitur provokimin e tifozëve, duke ia drejtuar atyre dy gishtat e mesit.

Ky gjest i tij ka revoltuar tifozët pejan ku janë gjuajtur me mjetet të forta në distance.

Skenat e turpshme vazhduan me një tifoz pejan që i ngriti lart tre gishtërinj, ndërsa tifozët pejanë në kor thirrën: “ju jeni shkije”, duke iu drejtuar tifozëve mysafirë.

Shpërndaje në: