Pse fjala “nënë” konsiderohet fyese dhe po kërkohet të hiqet nga fjalori?

Pse fjala “nënë” konsiderohet fyese dhe po kërkohet të hiqet nga fjalori?

Një fondacion LGBTIQ në Britani të Madhe ka kërkuar nga i gjithë stafi që të mos përdor fjalën “nënë” por një gjuhë më përfshirëse. Kjo është kërkuar që të përdoret edhe nga institucionet e tjera.

Më parë, fjala “nënë” por edhe ajo “baba” është hequr nga të gjitha format qeveritare nga ligjbërësit e Ontarios në Kanada për të reflektuar “natyrën diverse” të familjeve.

Fjala “nënë” dhe ajo “baba” janë tepër specifike për kah ana gjinore dhe në këtë formë konsiderohen si diskriminuese e përjashtuese të prindërve të seksit të njëjtë, lezbike apo gej.

Sidoqoftë, debati për këtë çështje është ende i nxehtë dhe në zhvillim. Derisa LGBTIQ kërkon heqjen e plotë të termeve “nënë” dhe “baba”, një pjesë e komunitetit progresiv kërkon që thjesht të përfshihen edhe terme më përfshirëse si “kujdestar” apo “prind” në fjalë pa i hequr fjalët tradicionale të mësipërme.

Edhe shumë institucione të tjera nëpër botë tashmë kanë ndryshuar mënyrën se si iu referohen prindërve dhe ka trysni të madhe që kjo të ndodh edhe në të gjitha vendet e botës.

Shpërndaje në: